Graziano Pelle është larguar nga futbolli kinez pas katër viteve.
Sulmuesi italian ishte pjesë e Shandong Luneng që nga viti 2016, ku kishte një pagë të lartë prej 15 milionë eurove në sezon.
Mirëpo ai është përshëndetur me futbollin kinez pasi i ka skaduar kontrata me këtë skuadër dhe tani është lojtar i lirë.

E ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në kampionatin italian Serie A, ku dy gjigantët Juventus dhe Inter janë vënë pas tij.
Mediat italiane kanë raportuar se dy klubet e mëdha kanë shprehur interesim për lojtarin pasi ai mund të transferohet falas.
35-vjeçari do të shqyrtojë ofertën më të mirë financiare dhe normalisht edhe atë sportive pasi dëshiron të luaj.

Si Inter ashtu edhe Juventus e duan lojtarin si opsion të dytë, pasi si titullar të dyja klubet kanë lojtarë me emër në qendër të sulmit si Alvaro Morata, Lautaro Martinez apo Romelu Lukaku.
Gjithsesi interesim për lojtarin ka shprehur edhe skuadra angleze West Ham United. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...