Një rrëshqitje e dheut ka ndodhur në fshatin Gjerdrum.
Nga kjo rrëshqitje kanë mbetur të plagosur 10 persona teksa janë edhe 21 persona të zhdukur nën shtëpitë që janë shkatërruar nga rrëshiqtja.
Rreth 500 njerëz janë evakuuar nga fshati i cili gjenden rreth 25 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit Oslo, shkruan BBC.
“Policia po e përcakton këtë si një katastrofë,” tha kreu i operacionit të policisë lokale, Roger Pettersen.
“Ka raporte dramatike dhe situata është serioze,” tha ai, duke shtuar se njerëzit kishin thirrur shërbimet e urgjencës duke thënë se e gjithë shtëpia e tyre po lëvizte.
Disa njerëz u raportua të ishin bllokuar dhe disa thuhej se kishin arritur të telefononin të afërmit që kërkonin ndihmë.
Nga ata që ende mungojnë, policia tha në një deklaratë: “Ne nuk e dimë nëse këta njerëz janë në zonën e rrëshqitjes së tokës, nëse janë larg me pushime ose në një mënyrë tjetër të paaftë të kontaktojnë policinë.”
Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg, postoi në mediat sociale, duke thënë: “Dhimbje të shohësh se si forcat e natyrës kanë shkatërruar Gjerdrum. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë të prekurit nga rrëshqitja e dheut”. Rrëshqitja e dheut ndodhi në orët e para të së mërkurës
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...