Gjatë ditës së djeshme, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, akuzoi Qeverinë se nuk i ka vendosur sanksione Rusisë ashtu siç bëri Bashkimi Evopian.
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha tha se Qeveria nuk komenton deklaratat e partive politike, por theksoi se vendi është i përkushtuar në rrugën drejt eurointegrimeve.
“Siç e dini, Republika e Maqedonisë së Veriut është vend anëtar i NATO-s dhe ecim përpara drejt Bashkimit Evropian. Vazhdojmë me zbatimin e gjitha reformave të cilan janë të nevojshme brenda në vendin tonë ne qëllim që të jemi pjesë e familjes evropiane”, tha Hoxha.
Ndryshe, Taravari dje akuzoi se Qeveria e Zaevit plot 21 herë ka refuzuar të dënojë Rusinë ndërsa më e habitshmja, sipas Taravarit, është për shkak MPJ-në e Maqedonisë e udhëheq një shqiptar, pra ministri Bujar Osmani./Telegrafi/
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...
Roma fiton ndaj Lecces, mban gjallë shpresat për Ligë të Kam...
Kosova shënon fitore ndaj Bosnjës, por e pamjaftueshme për t...
Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
Ra nga Ura e Moglicës, nesër i jepet lamtumira e fundit 67-v...