Zlatan Ibrahimovic po pret me padurim rikthimin në fushë për të ndihmuar Milanin me paraqitjet e tij.
Në momentin që ishte gati për të zbritur në fushë ndaj Sassuolos, bomberi suedez pësoi një tjetër dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave të futbollit edhe për disa javë.
Gjithsesi Milani po funksionon mësëmiri edhe pa Zlatan dhe me meritë e mbylli 2020-ën në krye të Serie A.
Në një intervistë Ibra i ka dhënë zemër skuadrës së duhet të vazhdojë me këtë ritëm edhe në 2021-in dhe pse jo të ëndërrojë objektiva madhorë.
“Deri ku mund të arrijmë? Duhet ta nisim mirë 2021-in dhe të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje si të ishte e fundit. Duhet të kemi besim në çdo kohë dhe në çdo moment”, tha ai.
“Titulli? Duhet të kemi kurajon për ta ëndërruar”.
“Deri kur do të luaj futboll? Po ju jap atë përgjigje që u kam dhënë të gjithëve, do të vazhdoj përpara deri në momentin që do të jem i aftë të bëj këtë që po bëj sot”.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...