Klubi anglez, Manchester Unitedi ka në plan të bëjë katër përforcime në afatin kalimtar të janarit.
Drejtuesit e klubit nga Old Trafford dhe trajneri Ole Gunnas Solskjaer janë të interesuar të përforcojnë ekipin në janar për të ndjekur objektivat.
Eliminimi nga Liga e Kampionëve ka bërë drejtuesit dhe trajnerin të mendojnë për përforcime, pasi synohet fitimi i Ligës së Evropës dhe një vend në katërshe të Ligës Premier.
Sipas mediave angleze, Manchester Unitedi dëshiron të bëjë edhe katër përforcime në afatin e janarit.
Djajtë e Kuq thuhet se janë në treg për një qendërmbrojtës si partner i Harry Maguire, ndërsa synohet edhe një mbrojtës i krahut të djathtë.
Përveç tyre, drejtuesit dhe trajneri duan një mesfushor qendror dhe një anësor të djathtë të sulmit.
Dayot Upamecano, Ozan Kabak, Reclan Rice, Adrien Rabio, Kieran Trippier dhe Jadon Sancho janë emrat më të përfolur për t’u transferuar në Old Trafford.
Ushtria amerikane shkatërroi komandën e Gardës Revolucionare...
Kurti takohet sërish me Abdixhikun
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Mbahet në Iran funerali solemn për 165 nxënësit të shkollës ...
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro