Tashmë është bërë e zakonshme që të mërkurave në Abc News, emisioni “E ardhmja është vajzë” të na dhurojë emocione të forta, si për shkak të sukseseve të protagonisteve, po ashtu edhe për momentet e vështira.
E ftuar mbrëmjen e sotme më programin me autore dhe moderatore Ermira Çaushollin ishte edhe Megi Pojani, e cila ndër të tjera, në rubrikën “Djemtë e jetës time”, ka marrë një videomesazh special.
Moderatorja e “Maskat” duket se kishte ardhur me idenë për të mos u përlotur në emision, por nuk ja ka dalë, teksa shprehet se i ati është jeta e saj dhe ndonëse e ka pasur të vështirë të flas para kameras, ka ja dalê t’ja shprehi dashurinë. Megi shprehet se ka pasur gjithmonë një marrëdhenie shumë të veçantë me të atin, i cili edhe pse ka kaluar shumë vështirësi, ka qenë gjithmonë pranë familjes, i përfshirë në gjithçka dhe një mbështje shumë e madhe për vajzat e tij.
Momenti kur ajo nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët ishte kur u përpoq të thotë disa fjalë për prindërit. Për Megin ata janë mendimi i parë dhe telefonata e parë pas çdo gjëje që ndodh, ndërsa tregon se i është shumë mirënjohëse dhe se njerëzit, në mënyrë që të rrijnë me ta duhet ta meritojnë pasi janë vërtetë të rrallë.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...