Kryeministri moldav Ion Chicu njoftoi sot dorëheqjen e tij së bashku me të gjithë kabinetin me qëllim nxitjen e zgjedhjeve të parakohshme, njoftoi media shtetërore.
“Ne i kemi dhënë përparësi kthimit të vendit në normalitet”, tha Chicu në komentet e cituara nga agjencia shtetërore e lajmeve “Moldpres”.
Chicu ka qenë një aleat i presidentit pro-rus, Igor Dodon, i cili humbi mundësinë e tij për t’u rizgjedhur muajin e kaluar në një garë të ngushtë të fituar nga kandidatja pro-BE, Maia Sandu.
Moldavia, një ish-republikë sovjetike në Evropën Lindore, prej kohësh ka qenë e ndarë midis aspiratave për t’u integruar më ngushtë me Bashkimin Evropian dhe besnikërive ndaj ish-sunduesit të saj, Moskës./ATSh/
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...
Laporta beson te transferimi i Alvarezit: Barcelona plan për...
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu