Numri i rasteve pozitive ditore në Britani të Madhe ka shënuar një rekord tjetër të lartë.
Autoritetet shëndetësore britanike kanë raportuar 39,237 raste pozitive në 24 orët e fundit, raporton bbc.
Sidoqoftë, rastet mendohej të ishin më të larta në Mbretërinë e Bashkuar gjatë pikut të pranverës kur testimi ishte shumë më i kufizuar.
Të dhënat e qeverisë tregojnë se 744 persona të tjerë kanë vdekur brenda 28 ditëve nga një test pozitiv. Numri i përgjithshëm i të vdekurve tani qëndron në 69.051 persona.
Ndryshe, Britania është shteti i parë që ka filluar vaksinimin e qytetarëve me vaksinën Pfizer. /Telegrafi/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...