Komuna e Prizrenit ka filluar për herë të parë të kryej teste rapide për COVID-19.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga kjo komunë.
“Qytetarët e komunës së Prizrenit tanimë do të mund t’i kryejnë këto teste në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bajram Curr, duke e marrë rezultatin me 98,8% saktësi brenda 10 minutave”, është bërë e ditur për media.
Njoftimi i plotë:
Për herë të parë në nivel të Republikës së Kosovës, Komuna e Prizrenit fillon me realizimin e testeve të shpejta (rapide) antigjen për Covid-19
Për herë të parë në nivel të Republikës së Kosovës, nga sot Komuna e Prizrenit ka filluar me realizimin e testeve të shpejta (rapide) antigjen për Covid-19 në shëndetësinë primare.
Qytetarët e komunës së Prizrenit tanimë do të mund t’i kryejnë këto teste në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bajram Curr, duke e marrë rezultatin me 98,8% saktësi brenda 10 minutave.
Po ashtu, një ekip tjetër lëvizës përmes “kujdesit shtëpiak” të ofruar nga Komuna, do t’i realizojë këto teste tek shtëpitë e pacientëve që nuk mund të shkojnë në qendrat e lartëcekura të mjekësisë familjare.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deklaroi se ndjhet i lumtur që përveç këtyre testeve, shëdetësia primare e Komunës së Prizrenit, tanimë ka kompletuar pakon e shërbimeve për Covid-19, duke i realizuar: Testet e D-Dimer-it, Rentgenin e mushkërive, Analizat tjera të nevojshme dhe Testet serologjike.
Po ashtu, kryetari Haskuka, deklaroi se shpreson që Kosova të mos hyjë në valën e tretë të pandemisë, por nëse ndodh një gjë e tillë, Komuna e Prizrenit tani është gati për t’u përballur me të.
Nga ana tjetër, drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj pohoi se këto teste do të kryhen në bazë të udhëzimeve të mjekëve të institucioneve shëndetësore.
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...