Menaxheri i Manchester Untied, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur në konferencën për shtyp të mbajtur para ndeshjes ndaj Leeds United në kuadër të xhiros se 13-të të Premierligës.
Norvegjezi pret një ndeshje të vështirë dhe fizike, por është i bindur se skuadra e tij posedon kualitetet e duhura për të fituar ndeshjen.
“E dimë që do të jetë një ndeshje ku kërkohet të vrapohet shumë, pasi që Leeds është skuadër që vrapon dhe janë në formë të mirë”, tha ai, transmeton lajmi.net.
“Kur luani ndaj tyre ju duhet të shfrytëzoni momentet e ndeshjes dhe ti ndëshkoni ata, në mënyrë që të nxjerrni rezultat pozitiv, e di, do të jetë e vështirë por do ja dalim”, tha 47 vjeçari.
“Është shumë herët të flitet për pozitën tonë edhe ku do të përfundojmë, besoj se diku kah muaji mars do të mund të perceptojmë se ku mund të përfundojmë në fund të sezonit”, përfundoi Ole Gunnar Solskjaer.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...