Evropianëve u është kërkuar që të mbajnë distancën sociale dhe të kufizojnë kontaktet shoqërore gjatë sezonit të ardhshëm të festave, edhe pse kjo ka ndikuar në shëndetin mendor, deklaroi kreu i zyrës Evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Hans Kluge i agjencisë me bazë në Kopenhagë vuri në dukje se pandemia ka shkaktuar më shumë se 500 000 vdekje të lidhura me virusin dhe 23 milionë infeksione në rajon.
Pandemia shkatërroi gjithashtu jetesën dhe pati ndikime të tjera negative.
“Nga ankthet që lidhen me transmetimin e virusit, ndikimin psikologjik të bllokadave dhe vetë-izolimin tek efektet e papunësisë, shqetësimet financiare dhe përjashtimi social, ndikimi i shëndetit mendor të pandemisë do të jetë afatgjatë dhe i gjerë”, theksoi ai./ATSh/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...