Unioni i infermiereve, teknikëve medicinalë dhe motrave akushere dhe stomatologe njofton se sot si pasojë e Covid-19, jetë ka ndërruar infermierja Irena Dojçinovksa Milloshovska nga Instituti Geriatrik “13 nëntori” në Shkup.
“Apelojmë dhe theksojmë që virusi është me të vërtetë i pamëshirshëm dhe nuk ka asnjë selektim mbi moshat të cilat i sulmon. Kjo nuk është infermierja e parë viktimë e Covid-19, por është më e reja në moshë.
Infermierët rrezikojnë jetën e tyre dhe të të dashurve të tyre për pacientët në baza ditore. Ju lutemi t’i përmbaheni masave dhe të ndihmoni sistemin shëndetësor që ka kohë që po lufton përtej mundësive tona”, thonë nga Unioni i Infermiereve.
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...