Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka deklaruar se Agjencioni Kosovar për Inteligjencë është duke bërë verifikimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me buxhetin e ndarë që do shfrytëzohet për të akuzuarit e Gjykatës Speciale.
Ai në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se ky verifikim duhet bërë për arsye se dokumentet janë të klasifikuara në nivel sekret dhe si të tilla, duhet kaluar në procedura verifikimi.
“Për shkak se dokumentet me të cilat punojnë ky staf janë të klasifikuara të nivelit sekret andaj edhe verifikimi duhet të bëhet nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës që e ka një Departament që merret me verifikimin për t’i dhënë pastaj certifikatat për qasje në dokumente”, ka deklaruar Selimi.
Ai ka shtuar se puna me këto dokumente do të bëhet pasi të merret aprovimi nga AKI-ja.
“Me përpilimin e udhëzimeve administrative dhe nënshkrimin nga ana ime, është paraparë që të bëhet një verifikim i tillë. Unë mendoj që ky verifikim është pozitiv pasi që e kemi institucionin relevant që e bënë këtë gjë dhe i jep një legjitimitet të shtuar edhe legalitet çdo personi i cili punon me dokumente sekrete”, ka potencuar tutje ai.
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor