Një influencere iraniane, e quajtur “Angelina Jolie zombie” është burgosur në Iran për aktivitetet e saj në Instagram.
E njohur si Sahar Tabar në platformë, 19 vjeçarja Fatemeh Khishvand do të mbajë 10 vjet burg për promovim të korrupsionit publik, transmeton portali arbresh.info
Para se llogaria e saj të fshihej, Khishvand kishte grumbulluar 486,000 ndjekës pasi postonte rregullisht fotografi të fytyrës së saj të shpërfytyruar.
![]()
Ndërsa shumë nga dialogu rreth fotove të saj përqendrohej në operacionet që mund të ketë pasur ndikuesi, Khishvand këmbënguli se ato ishin rezultat i makijazhit dhe Photoshopit.
Ajo u arrestua për herë të parë një vit më parë për akuzat e blasfemisë, nxitjes së dhunës, fitimit të të ardhurave përmes mjeteve të papërshtatshme dhe inkurajimit të të rinjve në korrupsion, siç raportohej nga Agjencia e Lajmeve Tasnim në atë kohë.
Dënimi i saj u nda për herë të parë në Twitter nga një gazetare iraniane, Masih Alinejad, e cila shkroi: ’10 vjet burg për Instagrameren iraniane e cila përdori makijazh dhe Photoshop për t’u bërë një mumje Angelina Jolie”./arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë