Autoriteti Shëndetësor në Kanada të mërkurën kanë aprovuar për përdorim emergjent të vaksinës për COVID-19 të prodhuar nga Pfizer/BioNTech, duke e hapur kështu rrugën për të shpërndarë dhe administruar vaksinën nëpër këtë shtet.
Në Britani të Madhe ka nisur dje vaksinimi me këtë vaksinë, raporton agjencia Reuters.
“Miratimi i vaksinës mbështetet nga prova se ajo është e sigurt, efektive dhe me cilësi të mirë”, kanë thënë nga organizata shëndetësore.
Vaksina fillimisht është autorizuar për përdorim tek njerëzit 16 vjeç ose më të vjetër.
Zyrtarët kanadezë kanë thënë se nën marrëveshjen e tyre të prokurimit me Pfizer, dozat nuk do të transportoheshin në Kanada derisa vaksina të miratohej nga organizata shëndetësore në Kanada.
Kanadaja do të fillojë të marrë dozat e para të vaksinës së Pfizer para fundit të dhjetorit, tha të hënën kryeministri Justin Trudeau.
Krasniqi: Kosova ka shumë nevojë për njerëz që dinë të bashk...
Rama publikon fotografinë e drejtorëve të rinj të komunës së...
Haxhiu përkujton martirët e Korishës: Dëshmi e rëndë e asaj ...
OVL UÇK i ndan mirënjohje Shkëlqim Hajdarit
Dorëzuan aparate fotokopjimi të servisuara në vend të të rej...
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...