Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot deklaroi se sektori i turizmit dhe gastronomisë duhet të punojë edhe të dielave, pasi siç tha, duam zhvillimin e turizmit në shtetin tonë dhe duam të tërheqim sa më shumë turistë të huaj, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Sipas Ligjit për Tregti dhe Ligjit për Veprimtari Turistike dhe Gastronomike ne kemi dorëzuar rekomandimet tona, analizat dhe analizat komperative që i kemi realizuar me vendet e rajonit dhe vendet e BE-së”.
“Duke marrë parasysh se duam zhvillimin e turizmit në shtetin tonë dhe duam të tërheqim sa më shumë turistë të huaj, natyrisht Sektori i Turizmit dhe Hotelerisë duhet të punojë të dielave, ndërsa për sektorin e tregtisë, veçanërisht ato me shumicë, mund të bëjmë ndryshime”, tha Bekteshi.
Ndryshe, Ligji që dita e diel të shpallet ditë pushimi në të gjithë vendit, ndodhet në Qeveri, ndërsa më pas do të dorëzohet edhe në Kuvend.
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri