Është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ku është bërë vlerësimi gjendjes me virusin për vikendin.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se kjo komunë ka aktualisht 382 raste aktive, duke apeluar të gjithë qytetarët që t’iu përmbahen masave anti-COVID-19, bartjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së virusit.
“Gjendja e përgjithshme është si vijon: Nga 7058 mostra, 2802 kanë rezultuar pozitivë, 2338 janë shëruar, 82 pacientë e kanë humbur betejën, 382 raste janë aktive, 66 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 71 mostra në pritje për rezultat”.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...