Arbëria mposhti Drenicën në ndeshjen e sotme në kuadër të javës së 16-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.
Skuadra nga Lipjani arriti të kalonte në epërsi krejt në fund të takimit falë golit të Hysen Bytyqit në mnutën e 88-të.
Pas kësaj fitore ka folur trajneri i nikoqirëve, Arbnor Morina, i cili mes lotësh ka kujtuar mikun e tij tashmë të ndjerë, Shefqet Sinanin.
“Jam i emocionuar sepse tashmë nuk ka se kush më thërret pas ndeshjes për të më pyetur se si shkoi ndeshja”, është shprehur Morina.
Kurse, sa i përket ndeshjes trajneri prishtinas ka thënë që skuadra e tij ishte me fat.
“Ndeshjen nuk e nisëm mirë dhe rrjedhimisht patëm një pjesë të parë jo të mirë. Në pjesën e dytë të lojës ndryshuam konceptin dhe mënyrën e lojës, me ç’rast erdhëm dhe deri te goli. Ndoshta edhe fati ishte në anën tonë, por këta djem e kanë merituar të kenë pak fat, pasi që nga ndeshja e parë gjithmonë kanë shfaqur më të mirën e tyre”, ka përfunduar Morina për ‘Art Sport’.
/Arbresh.info/
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”