Lionel Messi është një prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e futbollit. Sulmuesi argjentinas gjatë gjithë karrierës së tij ka kapërcyer një pafundësi rekordesh dhe shifrash personale.
Pavarësisht se nuk ka treguar më të mirën e tij në këtë edicion futbollistik (7 gola dhe 2 asistime), “Pleshti” ka mundësinë të barazoi rekordin e Pele-s, për sa e përket golave të shënuar me fanellën e të njëjtit klub. Këtë arritje personale, 35 vjeçari mund ta bëjë në ndeshjen e ditës së sotme ndaj Cadiz në La Liga.
Në qoftë se shënon dy gola në takimin e sotëm, Messi do të arrinte në shifrën e 643 golave të realizuar me Barcelonën, po aq sa Pele me fanellën e Santos (1957 dhe 1974).
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...