Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi, sot ka takuar Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, me të cilin ka diskutuar rreth për draftin e parë të Strategjisë që del nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit me qëllim që të finalizohen rekomandimet të cilat përfshihen në këtë strategji.
Selimi ka falënderuar Kryesuesin Hyseni për bashkëpunimin e treguar dhe ka vlerësuar kontributin e të gjithë akterëve të përfshirë në hartimin e planit të veprimit i cili sipas tij, duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i zbatueshëm, përmes së cilit do të adresohen sfidat e sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial.
“Është tejet me rëndësi i gjithë procesi i reformës në drejtësi, përmes së cilës synohet ngritja e llogaridhënies, efikasitetit dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor e prokurorial”, tha Ministri Selimi, duke theksuar se garantimi i pavarësisë dhe fuqizimi i sistemit gjyqësor e prokurorial është prioritet dhe si i tillë do të realizohet në bashkëpunim me të gjithë hisedarët e drejtësisë.
Nga ana tjetër Kryesuesi i KPK-së, Hyseni ka vlerësuar këtë bashkëpunim të ofruar nga ana e Ministrit Selimi dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë pjesë deri në finalizim të këtij procesi tejet të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.
Ministri në mbyllje të këtij takimi theksoi se bashkërendimi i aktiviteteve ndërinstitucionale me qëllim të avancimit të agjendës së kësaj reforme, do të sjellë padyshim progresin e pritur.
Ministri Selimi në mbyllje të këtij takimi theksoi se bashkërendimi i aktiviteteve ndërinstitucionale me qëllim të avancimit të agjendës së kësaj reforme, do të sjellë padyshim progresin e pritur.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...