Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud është bërë lojtari më i vjetër që shënon një het-trik të Ligës së Kampionëve në një natë rekord, pasi shënoi të katër golat e skuadrës së tij në fitoren e tyre ndaj Sevillas të mërkurën mbrëma.
Pak më shumë se dy muaj nga ditëlindja e tij e 34-të, reprezentuesi francez vendosi emrin e tij në librat e historisë teksa bërë një paraqitje brilante.
Giroud ‘i vetëm’ mposhti Sevillan duke i shënuar plot katër gola në fitoren 0-4 në stadiumin ‘Sanchez Pizujan’.
Goli i parë i Giroud erdhi pas vetëm tetë minutash pas një veprimi të mirë me gjermanin Kai Havertz. I dyti i francezit erdhi në minutën e 55-të pasi Jorginho dhe Mateo Kovacic krijuan një mundësi për sulmuesin e tyre.
Het-triku historik u përfundua në minutën e 75-të kur ai shënoi pas një asistimi nga N’Golo Kante. Këtu nuk përfundoi gjithçka, pasi Giroud shënoi golin e tij të katërt të natës në minutën e 84-të pasi fitoi dhe shndërroi një penallti. Raporton telegrafi.
Me këto gola të shënuara, Giroud hyn në historinë e Ligës së Kampionëve si lojtari më i moshuar që arrin të shënojë het-trik në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa Giroud është më i moshuari që shënoi një het-trik në Ligën e Kampionëve, Ferenc Puskas shënoi tre gola në Kupën Evropiane në moshës 38 vjeç dhe 173 ditë në vitin 1965.
Giroud është tani vetëm francezi i dytë që ka shënuar dy herë het-trik në Ligën e Kampionëve, me vetëm Karim Benzeman e Real Madridit që ka arritur ta bëjë këtë.
Ndryshe, Frank Lampard ishte lojtari i fundit që shënoi katër gola në një lojë të vetme për Chelsean me menaxherin aktual të Bluve që arriti këtë në mars të 2010 kundër Aston Villas. /Arbresh.info/
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...