Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbajë një samit më 3 dhe 4 dhjetor, ku liderët botërorë do të marrin pjesë virtualisht për të diskutuar pandeminë e koronavirusit (COVID-19), luftën kundër pandemisë, vaksinimin dhe rimëkëmbjen socio-ekonomike, raporton Anadolu Agency (AA).
Udhëheqësit botërorë do të marrin pjesë virtualisht në samit, i cili do të kryesohet nga Presidenti i Sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme, Volkan Bozkır.
Në ditën e dytë të samitit, prezantim do të mbajë edhe Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Më shumë se 50 krerë shtetesh, 39 krerë qeverish dhe afër 40 ministra pritet të mbajnë fjalime në samit, në të cilin do të marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të sektorit privat, organizata joqeveritare, si dhe shkencëtarë dhe kompani farmaceutike që zhvillojnë vaksina kundër COVID-19.
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt