Koronavirusi “pushton” klubin anglez të Newcastle United. Seancat e fundit stërvitore janë anuluar dhe i gjithë grupi i futbollistëve është futur në karantinë.Ditën e dielë u konfirmuan shumë raste pozitive dhe si pasojë trajneri Steve Bruce e anuloi seancën stërvitore. Sipas raportimit të “The Guardian”, ekipi nuk do të rikthehet në stërvitje të paktën deri ditën e mërkurë, kur futbollistët dhe stafi do të testohen sërish. Deri më tani ndeshja kundër Aston Villas që është programuar për ditën e premte është në rrezik.
Në rast se ajo do të shtyhet për në një datë tjetër, atëherë do të bëhet ndeshja e parë e Premier League që shtyhet nga pandemia që nga rifillimi i kampionatit në qershor. Aston Villa-Newcastle parashikohej të ishte edhe ndeshja e parë me tifozë në Premier League që nga muaji mars pasi qeveria vendosi të lejojë në stadiumet e Britanisë së Madhe që prej datës 2 dhjetor të paktën 2 mijë tifozë për ndeshje.
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...