Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa dhe modeli Anwar Hadid, për më shumë se një vit janë duke shijuar lidhjen e tyre.
Çifti, të cilët filluan romancën në qershor të vitit 2019, vazhdojnë të jenë çdo moment përkrah njëri-tjetrit, shkruan portali arbresh.info
Dua së fundi ka qëndruar në Londër, ndërsa edhe përgatitej që të shfaqej sa më atraktive para fansave.
Pas kësaj, Lipa është kthyer sërish në Amerikë, në shtëpinë e të dashurit të saj, Anwar Hadid.
Dua ka ndarë disa imazhe ku shihet mjaft e lumtur në krahët e Hadid.

Artistja është parë duke i shkëmbyer një puthje në faqe, kurse buzëqeshja në fytyrën e 21-vjeçarit nuk kishte munguar.
Sidoqoftë, Anwar qëndron prapa çdo suksesi të artistes shqiptare duke treguar një përkrahje të madhe ndaj saj. /arbresh.info/
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë