U.d e presidentit, Vjosa Osmani ka reaguar pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje mbrëmë në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën në komunën e Podujevës.
Osmani në Twitter ka publikuar duetin e Alicia Keys dhe Brandi Carlile që është publikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA, transmeton Arbresh.info.
Kjo këngë u publikua për t’i inkurajuar votuesit që sa më shumë të dalin në zgjedhje.
“Sepse, ti ke zë”, ka shkruar Osmani në Twitter, pa dhënë më shumë komente.
‘Cause, you have a voice! https://t.co/J5mAkOoUUa
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) November 29, 2020
Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e qeverisë në muajin shkurt të këtij viti. Në garën për kryetar të Podujevës kanë qenë Shpejtim Bulliqi i LVV’së, Nexhmi Rudari i LDK’së dhe Naim Fetahu i PDK’së.
Shpejtim Bulliqi do ta udhëheqë komunën për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...