Real Madrid humbi ndeshjen e xhiros së 10-të ndaj Alaves në kuadër të La Ligas.
Alaves realizoi në minutën e pestë të ndeshjes nga një penalti dhe dyfishoi rezultatin pas një gabimi të Courtois, Zidane u shpreh i zhgënjyer me rezultatin.
“Nuk kam shpjegim për këtë, sot përjetuam disa momente të mira dhe disa të këqija. Kur ata shënuan golin aq herët, gjërat u komplikuan për ne”, u shpreh francezi në intervistën pas lojës, transmeton lajmi.net.
“Ndeshjen e kaluar në Milano luajtëm mirë, dhe sot … është realitet, realitet për ne. Çka duhet të bëjmë është të rikuperohemi dhe të ndryshojmë dinamikën. Nuk kemi vazhdimësi të formës”, tha ai.
“Është fillimi më i keq i sezonit për ne, ne nuk mundëm as të ndryshojmë rrjedhën e lojës dhe kjo më brengos tepër”, deklaroi Zidane.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?