“Zërat e tyre dëgjoheshin, por pa lëkundjes së fundit u shuan”.
Kështu e nis rrëfim rrëqethës fqinji i familjes Lala, nga ku një vit më parë shembja e banesës i mori jetën tetë anëtarëve të një familje.
Në një rrëfim për ABC ai thotë se shkak u bë edhe vonesa e zjarrfikëses për shkak se ishin përqendruar në zonat me më shumë dëmtime siç ishte Thumana.
“Ajo natë ka qenë shumë e errët për të gjithë ne këtu. Patëm mundësi të nxirrnim një djalë duke gërmuar me kazma dhe lopata. Ata erdhën me vonesë në fakt pas katër orësh. Jo se ishte e pamundur por kishte shumë gërmadha dhe nuk kishin ku të shkonin më përpara.
Dëgjonim zërin e djalit dhe ai tha se edhe motra është gjallë. U lëkund edhe njëherë dhe u bashkua kati me katin dhe aty nuk dëgjoheshin zëra më. Ishte pas 4 orësh nga tërmeti”, shprehet fqinji.
Familjes Lala, tërmeti tragjik i mori Sahadeten 79 vjeç, Ilirin 52 vjeç, Marjetën 31 vjeç, me 4 fëmijët Amelian 8 vjeç, Emiljon 7 vjeç dhe binjakët Dionisa e Enis 2 vjeç, dhe Griseldën 19 vjeç. I vetmi që u nxor i gjallë nga grupet e shpëtimit, nga banesa 4 katëshe në zonën e ish-Kënetës ishte 17-vjeçari Ramë Lala, i cili u dërgua në Itali për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar.
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...