Nëpërmjet një kumtese të lëshuar të LSDM-së thuhet se “për gjuhë dhe identitet nuk bisedohet, Mickoski shpërndan histori”.
“Gjithmonë, në të gjitha momentet kyçe kur ka të bëjë e ardhmja evropiane, Hristijan Mickoski del në opinion dhe përpiqet t’i rrezikojë pozicionet shtetërore në mënyrë që ta pengojë shtetin, të përhapë rrene dhe të ngrisë tensione në opinion”, thonë nga LDSM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se që moti janë lexuar qëllimet e Mickoski i cili është kundër BE-së dhe NATO-s dhe kundër interesave të shtetit.
“I gjithë veprimi i Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së është pengimi në monumentet kyçe dhe përpjekjet për të penguar përparimin e shtetit”, thonë nga LSDM.
Në fund ata shtojnë se Mickoski nuk din çfarë është interes shtetëror dhe kombëtar dhe për këtë shkak është dënuar nga qytetarët dhe shumë gjatë do të mbesë në opozitë.
“Histerinë që e shpërndan Mickoski, askush nuk e beson. Për gjuhën, identiteti nuk bisedohet dhe as që mund të bisedohet. Gjuha maqedonas dhe identiteti maqedonas janë të vërtetuara dhe të pranuara”, thonë nga LSDM.
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...