Aktori dhe regjisori i njohur i teatrit “Migjeni” të Shkodrës, Fatbardh Smaja, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 59 vjeçare, nga një sëmundje e rëndë.
Fatbardh Smaja, ishte një nga regjisorët më të vlerësuar nga publiku, i cili sillte çdo vit në skenat e teatrove shqiptarë, vepra të një rëndësie të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare, ku tematika dhe mesazhi i përcjellë, e veçon shfaqjen.
Drama e fundit që mban firmën e tij si regjisor është “Kandili i Argjandit”, e cila më 31 tetor 2015, u vu në skenën e Teatrit Migjeni, me rastin e 90 vjetorit të poetit Martin Camaj.
“Kandili i argjendtë”, “Rëndësia e të qenurit i sinqertë”, “Eldorado”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, I sëmuri për mend”, “Zeneli”, janë disa nga veprat ku ai ka interpretuar dhe i ka vënë në skenë.
Me shfaqjen “Rëndësia e të qenit i sinqertë”, ai mori disa çmime në konkursin e teatrove në Preshevë, ku publiku e mirëpriti me shumë duartrokitje dhe vlerësimet maksimale nuk munguan. Ai shprehej për këtë shfaqje si një arri tje për skenën e teatrit “Migjeni”.
Zyrtare: Axel Gnapi transferohet nga Llapi te klubi rus
Belgjikë, një fëmijë 12-vjeçar i dyshuar për propagandë xhih...
Begaj dekreton lirim nga detyra e Komandanti të Forcës Detar...
Seanca për gaz lotsjellës në Kuvend ndërpritet, shtyhet për ...
Salih Zyba kërkon përjashtimin e prokurorit nga gjykimi
Kurti dhe Bislimi mirëpresin diplomatët për të diskutuar zba...