Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos do mungojë në dy sfidat e radhës ndaj Villarreal dhe Inter shkaku i lëndimit.
Spanjolli u lëndua në ndeshjen ndaj Gjermanisë, duke u zëvendësuar në minutën e 40-të, përcjellë lajmi.net.
Është konfirmuar që Ramos ka pësuar lëndim në këmbën e djathtë, lëndim që nuk dihet sa do e mbajë jashtë fushe, por zakonisht lojtarët rikthehen pas një deri në tri javë.
Sipas Marca, lëndimi nuk është serioz dhe ka shpresë që Ramos të rikthehet pas 10 ditëve.
Sidoqoftë, 34-vjeçari do humbë dy ndeshjet e radhës ndaj Villarrealit dhe Interit.
Ai do zëvendësohet nga partneri Eder Militao, që sot (e enjte) është shëruar nga Covid-19 dhe rikthyer në stërvitje.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...