Deputeti i LDK-së, Frashër Demaj ka thënë se nuk është punë e lehtë për Kosovën që presidenti të ftohet nga Gjykata Speciale.
“Ndjej keqardhje që personalitetet publike duhet të shkojnë në Gjykatën Speciale. Por LDK-ja respekton organet gjyqësore. Do të ishte gabim i madh nëse qeveria përzihet në punët e gjyqësorit”, tha Demaj.
Demaj i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi i cili kishte kritikuar heshtjen e LDK-së në raport me arrestimet e Gjykatës Speciale.
“Madje LDK-së duhet njohur si vlerë kjo punë [heshtjen ndaj Gjykatës Speciale] sepse ne kemi deputetë si Fetah Rudi që ka pasur një atentat në Kosovë. Unë nuk prezumojë apo fajësojë dikë, por ka njerëz që e kanë pësua në momente të caktuara…Kush e ka ndalur zotin Krasniqi që të ftojë një seancë të jashtëzakonshme për veprimet e fundit të Gjykatës Speciale”, deklaroi Demaj, përcjell Telegrafi.
Deputeti i LDK-së thotë se në Hagë nuk po gjykohet përgjegjësia kolektive.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s