Kompania amerikane Moderna thotë se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër Covid19 është gati 95% efektive.
Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanive Pfizer dhe BioNTech, të cilat ditë më parë njoftuan se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektiv në fazën finale, në të cilën janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz.
Rezultatet e vaksinave të këtyre kompanive shtojnë besimin në rritje se zbulimet e tyre mund të ndihmojnë në përfundimin e pandemisë.
Kompanitë kanë përdorur një qasje mjaft inovative dhe eksperimentale për të zbuluar vaksinat e tyre.
Moderna thotë se është një “ditë e shkëlqyer” dhe ata planifikojnë të aplikojnë për miratim në mënyrë përdorimi i vaksinën të fillojë në javët e ardhshme. Testimi përfshiu 30.000 njerëz në SHBA.
“Efektiviteti i përgjithshëm ka qenë i jashtëzakonshëm … është një ditë e mrekullueshme”, tha për BBC News, Tal Zaks, zyrtari kryesor mjekësor në Moderna./REL
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...