Donald Trump, ende nuk e ka pranuar zyrtarisht humbjen në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, ndërsa së fundi ka bërë të ditur se planifikon që sërish të kandidohet pas katër viteve.
Siç raportojnë Aksios dhe “Washington Post”, Trump në rrethin e ngushtë të miqve dhe bashkëpunëtorëve ka paralajmëruar se planifikon që sërish të kandidohet në vitin 2024, shkruan Cnn transmeton portali arbresh.info
Vendimi i të enjtes që Ronna McDaniel të jetë edhe për një mandat anëtare e Këshillit Kryesues Nacional të Republikanëve, ka dërguar mesazhin e qartë që nuk planifikon të heq dorë nga ndikimi dhe pozitën që e ka në parti.
Trump aktualisht jo vetëm që është fytyrë dominuese në partinë e tij, por edhe fytyra e vetme që gjatë mandatit katër vjeçar ka shuar zërat kritikë brenda GOP-it (Partia Republikane apo Grand Old Party).
Më tej thuhet se zëvendëspresidenti Mike Pence, senatori Tom Cotton dhe Josh Hayley edhe ish-ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, sigurisht se kanë hequr dorë nga kandidatura nëse Trump shpreh dëshirën që të nominohet sërish.
Senatori nga Teksasi, Ted Cruz dhe senatori nga Florida, Marko Rubio do të mund t’i futeshin garës me Trumpin, por një skenar i tillë tashmë është parë kur Trump që të dy i mundi gjatë vitit 2016 – dhe atë para se të zgjidhej president.
Republikanët Larry Hogan dhe senatori i Nebraskës, Ben Sasse, gjithashtu do të mund të kandidonin në zgjedhje, edhe pse kanë pak gjasa për fitore.
Trump gjatë pesë viteve të fundit Partinë Republikane e ka transformuar, ku njerëzit kyç brenda saj kanë qëndrime të ngjashme sa i përket ekonomisë dhe politikave sociale. /arbresh.info/
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...