Një thirrje për protestë po shpërndahet në rrjetet sociale për të kundërshtuar masat e reja antiCovid të Qeverisë së Kosovës.
Protesta është paralajmëruar të mbahet të premten, në orën 11:00, ndërsa përmes saj do të kundërshtohet ora policore dhe masat e tjera të Qeverisë.
“Kjo protestë gjithëpopullore do të jetë protestë paqësore, e cila do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë. Pikat e protestës janë: jo orë policore, pakënaqësitë e shumta me qeverisje dhe masat e ndërmarra kundërCovid-19, mosofrimi i ndihmave materiale e financiare për popullin gjatë pandemisë, kthimin e shifrës prej mbi 2 milionë euro të vjedhura nga thesari i shtetit (ultimatum 48 orë – të paraqiten dokumente & kryesit e aktit të turpshëm të vihen para drejtësisë, dorëheqja e Armend Zemajt nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, pozitë e cila nuk i takon me profesion”, thuhet në njoftimin për protestën.
Po ashtu, organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se nëse këto pika të kërkuara nuk zbatohen deri më 13 nëntor, protesta do të marrë përmasa të tjera.
“Nëse këto pika nuk zbatohen nga 13 nëntori 2020, protesta do të marrë përmasa të tjera. Pjesëmarrësit në protestë duhet të jenë me maska”, thuhet në njoftim.

Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...