Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën se Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper kishte “përfunduar punë” dhe se Christopher Miller, drejtori i Qendrës Kombëtare të Antiterrorizmit, do të jetë Sekretari i ri i Mbrojtjes.
Vendimi, sipas Trumpin do të hyjë në fuqi menjëherë.
Esper, i cili ishte përplasur me Trump lidhur me sugjerimin e tij për të përdorur personel ushtarak për të shuar trazirat civile, vjen një javë pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-s.
Trump, ende nuk e ka pranuar humbjen dhe po pretendon se zgjedhjet ishin të manipuluara, pa ofruar dëshmi për këtë. Fushata e tij ka nisur një sërë procesesh gjyqësore në disa shtete.
Presidenti i zgjedhur amerikan është, Joe Biden, i cili ka qenë kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 3 nëntorit. /rel
Ylli i Aston Villas objektivi i parë i Arsenalit për merkato...
DJ Gimbo rikthen hitin e Rezarta Shkurtës me protagoniste në...
Dy gjigantët spanjoll interesohen për shërbimet e Marc Cucur...
Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërpre...
Kurti: Zotimi ynë i bërë para fermerëve të Mitrovicës për si...
Rama: Nuk kemi projekt për të anuluar në Zvërnec, kur të jet...