Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans Joachim Watzke nuk beson që ndonjë ekip në Gjermani mund t’i bëjë ballë Bayern Munichut.
Forma në të cilën po kalon skuadra bavareze e bën pothuajse të pamundur që të mendohet se ndonjë ekip tjetër mund t’i rivalizojë ata në luftën për titull. Pas 11 xhirove ekipi i Pep Guardiolas ka dhjetë fitore dhe vetëm një barazim. Ndonëse Dortmundi është ringjallur këtë sezon, Watzke mendon se “verdhezinjtë” duhet të përqendrohen në objektivat tjerë, përveç atij të titullit të kampionit.
“Nuk ka asnjë kuptim nëse mendojmë ta kalojmë Bayernin. Ata kanë lëshuar vetëm dy pikë deri më tani. Nëse vazhdojnë me këtë ritëm shumë shpejt do të shpallen edhe kampionë. Ne duhet të përqendrohemi vetëm në paraqitjet tona, që të fitojmë sa më shumë ndeshje”, deklaroi njeriu numër një i klubit.
Dortmundi të dielën zhvillon derbin me rivalin e përbetuar Schalke 04.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...