Në orët e hershme të mëngjesit është përfshirë nga zjarri një pjesë e objektit në Vranidoll ku përdoret si qendër për emigrantët.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i policisë.
Ai thotë se lidhur me rastin do të intervistohet një i dyshuar.
“Sot në ora 04:48, policia është njoftuar për një zjarr në fshatin Vranidoll, në qendrën ku strehohen emigrantët. Zjarri është lokalizuar, policia po e trajton rastin, në këto momente një person do të intervistohet në SP ‘Veriu’ në Prishtinë”, bëri të ditur Krasniqi./arbresh.info/
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...