Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të ndërpritet dialogu me Serbinë, pas konfirmimit të aktakuzës për Kadri veselin e Hashim Thaçin e Rexhep Selimit.
Ministri i drejtësisë Selim Selimi, në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë ka thënë se duhet të ndërpritet procesi i dialogut pasi sipas tij pas ngritjes së aktakuzave për figurat e larta të UÇK-së, nuk ka kuptim ky proces, raporton Arbresh.info.
“Qeveria e Kosovës duhet të pezullojë dialogun deri në një moment tjetër. Qeveria e Kosovës është për vendosjen e drejtësisë, por gjykata duhet qartë të sqarojë se është gjykatë e Kosovës e nuk operon me “prova” të Serbisë”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në mbledhjen e Qeverisë.
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...