Tifozët kroatë dhe serbë përplasen fizikisht në aeroportin e Athinës

19:11 | 5 Nëntor 2015
M. A.

Mbështetësit e skuadrës “Crvena Zvezda” të Beogradit dhe ata të Dinamos së Zagrebit janë përplasur fizikisht në Athinë të Greqisë, raportuan mediat greke.

Tifozët e të dy ekipeve janë përplasur në aeroportin ndërkombëtar të Athinës të enjten, duke i lënë të paktën 6 të lënduar të cilët më pastaj janë dërguar në spital për të marrë tretman mjekësor.

Lidhur me rastin policia greke ka arrestuar 36 persona.

Rreth 150 kroatë kishin udhëtuar drejt Greqisë për ta mbështetur klubin e tyre Dinamon që luante kundër Olympiakosit në Piraeus të mërkurën mbrëma në kuadër të ligës së kampionëve, derisa rreth 300 fansa serbë udhëtuan drejt Greqisë për ta mbështetur klubin vëllazëror Olympiakosin.

Mediat greke kanë raportuar një qytetar grek është therur me thikë, dhe tani është në gjendje kritike.

Kjo është vetëm një nga përplasjet midis dy grupeve të tifozëve ditëve të fundit në kryeqytetin grek.

Shpërndaje në rrjete sociale