Talenti i Barcelonës, Pedri ka folur lidhur me kohën që është duke kaluar në “Camp Nou”, derisa është pyetur edhe rreth Lionel Messit.
Argjentinasi pritet që në qershor të bëhet me skuadër të re, pavarësisht dorëheqjes së presidentit Josep Maria Bartomeu, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, Pedri ka zbuluar se Messi iu jep ndihmë të madhe në fushë duke dhënë disa këshilla, kurse ka theksuar se ai do e vendos vet të ardhmen.
“Ai na ndihmon në shumë mënyra. Në fushë na jep këshilla. Me Messin duhet të kënaqemi dhe ta lejojmë të vendos çfarë dëshiron, ne nuk duhet të përfshihemi në biznesin e tij”, u shpreh ai.
Spanjolli shkëlqeu në përballjen ndaj Juventusit, andaj mund të jetë përsëri në formacionin bazë kundër Dynamo Kiev.
PDK mban mbledhjen e Këshillit Drejtues, diskutohen zhvillim...
Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës Premier pas triu...
Diell, shi e rrufe/ Parashikimi i motit për pesë ditët e ard...
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...