Mesazhi i fundit i 29-vjeçarit të vetëvrarë në spitalin “Shefqet Ndroqi”

17:26 | 3 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Zbulohet mesazhi i fundit i Xhino Koçës, i riu që u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi” më 13 gusht, pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. 29-vjeçari shkruante se nuk ka fjalë që të përshkruajë dhimbjen që ndjente për atë që do t’iu shkaktonte familjarëve me veprimin e tij.

Xhino u hodh nga kati katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”, në kushte të rënduara psikologjike.

“Kaq ishte dhe për mu! Ju du shum të gjithve, me gjith shpirt, mami, babi, Kriseli, Robin, Inen, Hana, Kena, Voni, Kejdi, Egi, Sushin, pucin. Nuk ka fjale me pershkrujt dhimbjen qe ndjej per dhimbjen e shkaktoj por you betohem se shkova pertej limiteve te mia shume e shume here. Sdo tregohesha kurrë egoist duke iu merzitur juve por u tejkalua cdo lloj limiti. Ju përgjërohem mos e hidhni jetën tutje. Le t’ju marri malli dua t’ju shikoj të lumtur. Një ditë do ritakohemi. Ju du pa fund. Se harrova flm sepse kryesisht kam pasur një jetë të bukur të lumur. Faji nk eshte i asnjeriu!!! Nuk kishte vend me te mire per tu kuruar ne kushtet qe isha pavaresisht cfare thone mjeket sepse une e njoh veten dhe ne shtepi do ishte bere edhe me keq”, shkruante Xhino./lapsi.al