Ngjarja ndodhi në stacionin “De Akkers” të Roterdamit 30 minuta pas mesnate.
“Fatmirësisht makinisti doli nga kabina i palënduar. Po ashtu edhe udhëtarët”, tha RET, operatori i transportit hekurudhor në një deklaratë të hënën.
Po të mos kishte qenë për statujën e balenës, krijuar nga arkitekti Maarten Strujis gati 20 vite më parë, treni do të kishte rënë nga një lartësi prej gati 10 metrash.

I pyetur nga mediat vendase, ai tha se kishte menduar që bishti do të ishte dëmtuar në rast të një aksidenti të tillë, pasi ishte prej plastike, por fatmirësisht ia doli të shpëtojë edhe jetë njerëzish.
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arr...
Rama: Rojat private që morën zvarrë protestuesin duhet të is...
Osmani ndan pamje nga takimi me qytetarët në Grashticë: Mikp...
Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte...
Kurti uron KF Lepencin dhe paralajmëron renovimin e stadiumi...