Ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar nga pushtimi i Armenisë qendrat e 4 qyteteve, 3 qyteza dhe rreth 190 fshatra si dhe disa lartësira strategjike.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka njoftuar se ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar edhe 8 fshatra të tjerë nga pushtimi armen.
“Ushtria triumfuese e Azerbajxhanit çliroi nga pushtimi fshatrat Çaprand, Hacı İsaklı dhe Gosha Bulak, të rajonit Jabrayil; fshatrat Dere Giletag dhe Büyük Giletağ, të rajonit Zangilan si dhe fshatrat Işıklı, Murathanlı dhe Milanlı të rajonit Qubadli. Rroftë ushtria azerbajxhanase. Malësia e Karabakut është Azerbajxhan”, shkroi Aliyev në një postim nga llogaria e tij në Twitter.
Që nga fillimi i operacionit më 27 shtator në Malësinë e Karabakut, ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar nga pushtimi i Armenisë qendrat e 4 qyteteve, 3 qyteza dhe rreth 190 fshatra si dhe disa lartësira strategjike./AA/
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...