Më shumë se 90 milionë votues kanë votuar deri me tani në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Sipas statistikave nga Universiteti i Floridas, këto janë të dhënat e fundit në lidhje me numrin e votuesve, transmeton portal arbresh.info
Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve që është regjistruar deri më tani hap rrugën për pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara në një periudhë më të gjatë se një shekull, njoftoi Reuters.
Një numër i madh i qytetarëve votuan më herët drejtpërdrejt ose përmes postës elektronike, për shkak të shqetësimeve të koronavirusit dhe për shkak të shmangjes së turmave në ditën e zgjedhjeve.
SHBA bëhet vendi i parë që regjistron 100,000 raste të reja ditore me koronavirus
Ekspertët parashikojnë që shumë më shumë se 138 milion qytetarë mund të shkojnë në qendrat e votimit.
Tani për tani, një numër i madh i demokratëve kanë shkuar në votime, të cilët janë më të prirur të votojnë me postë elektronike. I tillë ishte rasti me republikanët më parë, por këtë herë ata e shmangën atë, për shkak të pretendimeve të përsëritura dhe të pabazuara të Trump se sistemi i votimit me e-mail është shumë i ndjeshëm ndaj mashtrimeve.
Sipas raportimeve, në 20 shtete besohet se 19.9 milionë demokratë kanë marrë pjesë në votime, ndërsa numri i republikanëve është 13 milionë, dhe mes atyre që nuk i përkasin asnjërës nga këto dy parti numri është 10.1 milion.
Këto të dhëna nuk tregojnë se për cilin kandidat votuan këta votues./arbresh.info/
Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK thotë se pritet ...
Hiqen tabelat serbisht në Leposaviq, vendosen ato në gjuhën ...
Shitjet e Tesla-s kanë shënuar ‘rënie drastike’ në Norvegji
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Sa ndikojnë gomat në sigurinë e trafikut?
Pse të sëmurët me skizofreni dëgjojnë zëra? Studimi zbulon n...