Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 46 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 46.000.951 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 9.318.653 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten India (8.137.119), Brazili (5.519.528), Rusia (1.618.116), Franca (1.331.984), Spanja (1.264.517), Argjentina (1.157.179), Kolumbia (1.063.151), Britania (989.745), Meksika (918.811) dhe Peruja (900.180).
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,19 milionë njerëz, kurse mbi 33,2 milionë janë shëruar.
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten