Schalke 04 po përjeton momente të rënda dhe po luan një nga sezonet më të dobëta në historinë e tyre.
Pas gjashtë xhirosh, ata numërojnë vetëm dy pikë në Bundesligë.
Me barazimin 1:1 ndaj Stuttgart të premten mbrëma, skuadra nga Gelsenkirchen tashmë ka 22 ndeshje pa fitore në Bundesligë, gjashtë këtë sezon dhe 16 sezonin e kaluar.
Fitorja e fundit e Schlake u regjistrua në janar të këtij viti, ndaj Borussia Monchengladbach.
Pas ndeshjes me Stuttgart, trajneri i Schalke ishte në qendër të vëmendjes, i cili shpjegoi situatën e skuadrës së tij, në një mënyrë shumë të pazakontë.
“Ekipi është si një shishe ketchup që sapo hapet. Ju përpiqeni të shtrydhni ketchup, por asgjë nuk ndodh, sepse shishja është plot”, tha Manuel Baum, përcjell lajmi.net.
“Atëherë plani është të godisni shishen në pjesën e poshtme për të nxjerrë ketchupin dhe ne jemi akoma në atë fazë të goditjes. Por sapo të dalë ai ketchup, do të jetë shumë argëtuese”.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën