Tregjet financiare kanë rënë në të gjithë botën në ditën e dytë gjatë kësaj jave, pas shqetësimeve në rritje të rasteve të koronavirusit.
Vala e dytë e koronavirusit do të dëmtojë rimëkëmbjet ende të parakohshme ekonomike, transmeton portal arbresh.info, shkruan BBC.
Indekset kryesore amerikane u fundosën 3.4% ose më shumë, ndërsa bursat europiane panë gjithashtu rënie të mëdha.
Mbretërinë e Bashkuar përfundoi pothuajse 2.6% më e ulët dhe Dax e Gjermanisë ra 4.2%.
Rëniet ishin të përhapura, pasi investitorët shisnin aksione në favor të aktiveve më pak të rrezikshme si dollari amerikan.
Në SHBA firmat e udhëtimit dhe të energjisë, të cilat janë të ndjeshme ndaj shqetësimeve në lidhje me pandeminë, pësuan disa nga humbjet më të thella.
Edhe kompanitë teknologjike janë goditur. Aksionet në Google, Facebook dhe Tëitter të gjitha rrëshqisnin më shumë se 5%.
Në Francë, humbësi më i madh është prodhuesi i makinave Renault, i cili pati rënie me 8 përqind.
SHBA-të dhe Europa janë duke u përballur me valën e dytë të koronavirusit./arbresh.info/
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan