Indrit Doda, shefi i i operacioneve antiterrorizëm i ftuar mbrëmjen e sotme në Open ka treguar disa detaje në lidhje me intervistat që kanë ndodhur në kampin e ferrit në Siri, ku ndodhen edhe shumë shqiptarë.
Ai theksoi se ka përfunduar faza e rëndësishme me kthimin e 4 fëmijëve e një gruaje dhe tashmë janë vendosur ura komunikimi për rikthimin e të tjerëve.
“Kur je brenda kampit shumë pyetje të lindin, shtrihet në një sipërfaqe të jashtëzakonshme, ka disiplinë të rreptë dhe ndëshkimet janë goxha. Nuk na është bërë me dije diçka e tillë me kthimin e personave. Konsulli i Shqipërisë në Liban ka koordinuar të gjithë aktorët, ka mundësuara takimet me autoritetet e larta të shtetit libanez me të Sirisë dhe autoritet e vetëadministrimit të Sirisë verilindore, kanë kontaktuar edhe një person me ndikim në Siri që është Gjoni XX, ai ka pasur një rol shumë të madh i kontaktuar nëpërmjet konsullit. Mënyra se si do të zhvillohet hetimi është tjetër gjë nuk mund të jap detaje se si do të operohet, nuk ka përfunduar sot, ka përfunduar një fazë shumë e rëndësishme si dhe vendosja e urave të komunikimit”, tha ai.
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...
Miratohet nisma për marrëveshje të sigurisë Kosovë–Mbretëria...
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimi...