Pasi dolën nga tmerri i luftës dhe bombave në Siri, Floresha Rasha me tre fëmijët shkelën në tokën shqiptare dhe janë duke u bërë kontrollet mjeksore nga autoritetet shqiptare.
Mesa duket Floresha Rasha nuk është pritur krahëhapur nga vjerri i saj, i cili e akuzon si tradhëtare dhe nuk i njeh dy fëmijët e saj si nipërit e tij.
Shaban Rasha thotë se djali i tij, Diamanti, është vrárë në Siri dhe se mbas vdekjes së tij Floresha është martuar përsëri. Shaban Rasha pret vetëm një prej fëmijëve, Amarin, i cili sipas tij, vetëm ai është i Diamantit.
Rasha thotë për Faxnews se me nipin e tij nuk ka folur prej shumë vitesh, pasi vetë Floresha nuk e lejonte.
Ai u shpreh:
Unë jetoj vetëm, djali i madh është vrárë në Siri, vajza e djalit të vogël me gjithë djalin, por këto janë vrárë në periudhën që luftonin me Basha Al Asad, jo me këta térroristët. Prandaj nuk ka asnjë lloj procedure. Ardhja e tyre mua nuk më intereson fare vetëm e djalit, e djalit të djalit, nusja ka shkëputur kurorë dhe ka lidhur kurorë me dikë tjetër dhe te unë i është mbyllur dera, po ata nuk do vijnë këtu do shkojnë në kapmin e rehabilitimit, që kur ka vdékur djali që në 26 dhjetor 2016. Dy vajzat (Emel dhe Hatixhe) nuk janë të djalit, Diamantit, Amari është i Diamantit. Ajo le të gjejë burrin dhe t’u jap mbiemrin. Më kanë marrë në telefon, prej 7 vjetësh nuk kam pasur asnjë kontakt. Nuk e ka lejuar ajo që të më marrë nipi, kam qenë një vjehërr i sjellshëm, me kulturë, madje të kishit njohur gruan time, ajo iku dhe na tradhtoi si të ishim ca injorant jo si të ishim të dy me shkollë, ajo farmaciste unë mësues. I thashë m’i lë mua fëmijët dhe nuk donte, se kujtonte se ty është dasmë, fushë me lule të vinin unazat në vesh.
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...
Miratohet nisma për marrëveshje të sigurisë Kosovë–Mbretëria...
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimi...