Të paktën 71 persona kanë vdekur nga helmimi me alkool në Turqi gjatë dy javëve të fundit, sipas të dhënave të mbledhura nga Anadolu Agency (AA).
Që nga 9 tetori, të paktën 28 persona kanë vdekur për shkak të konsumimit të alkoolit të kontrabanduar në provincën Izmir, 10 në Stamboll, nëntë në provincën perëndimore Aydin dhe nga shtatë në provincat qendrore Kirikkale dhe jugore të Mersinit.
Tre vdekje të tjera janë raportuar në provincën veriperëndimore Kirklareli dhe nga dy të vdekur në provincën jugperëndimore Mugla, atë veriore Zonguldak, provincat veriperëndimore Tekirdag, dhe një në provincën e Detit të Zi Trabzon.
Alkooli i kontrabanduar, i bërë me alkool metil në vend të alkoolit metilik, është shumë i dëmshëm për njerëzit. Konsumi i tij mund të shkaktojë verbëri të përhershme dhe shpesh rezulton me fatalitet.
Autoritetet kanë shtuar bastisjet kundër prodhuesve të pijeve alkoolike në të gjithë Turqinë ndërsa 457 persona janë arrestuar deri më tani.
Rreth 95 të dyshuarve u është caktuar paraburgimi.
Sot ekipet e policisë sekuestruan 290 litra alkool të kontrabanduar dhe dy litra alkool metilik në Mersin, 10.5 litra alkool të falsifikuar në provincën e Detit të Zi Karabuk, 22 shishe alkool të falsifikuar në rrethin Salihli të provincës së Egjeut, Manisa dhe 12 litra alkool “bootleg” në qarkun Cine të Aydinit.
Rreth 230 litra alkool metilik dhe 20 litra pije alkoolike u sekuestruan në qarkun Bornova të Izmirit ndërsa 2.5 ton alkool të falsifikuar që ishte gati për t’u transportuar u gjet në Stamboll.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...